Rikthehen sërish bashkë? Robert Berisha: asgjë s’më ndan nga Nora

987
0

Para disa muajsh, këngëtari Robert Berisha, me një postim në Instagram, deklaroi ndarjen nga bashkëshortja e tij Nora Istrefi. Ai u shpreh se ndjenja mes tyre kishte përfunduar por pavarësisht kësaj ata do mbeteshin miq të mirë.

Por së fundmi, këngëtari ka folur sërish rreth ndarjes që u komentua me të madhe në media. Në një intervistë për “Mirage” ai është shprehur se ai dhe Nora do të jenë përjetë prindërit e Renees dhe kjo e bën të pamundur ndarjen mes tyre në këtë botë.

“Asgjë nuk të ndan nga nëna e fëmijës tënd, kështu që gjithmonë do të jemi bashkë se kemi vajzën Renee-n dhe ishalla e kemi shëndoshë e mirë deri sa të plaket”, tha Roberti.

Këngëtari nuk eshte shprehur kurrë rreth arsyeve që çuan në divorc por ka uruar për të gjithë çiftet shqiptare me probleme që të vazhdojnë secili rrugën e tij duke mbajtur respektin për njëri-tjetrit, siç kanë bërë ai dhe Nora.

Në fund ai i ka habitur të gjithë pasi ka ngjallur shpresat për një ribashkim me bashkëshorten. Roberti ka treguar se ai dhe Nora nuk janë divorcuar zyrtarisht. Kjo mund të jetë thjesht një pauzë e momentit dhe në të ardhmen mund të ndodhë që të rikthehen sërish bashkë.