Shi dhe stuhi, ja cfarë na pret në ditët në vijim. Meteorologët grekë bëjnë thirrje

1914
0

Ditë dimri në kuptimin e plotë të fjalës priten të vijnë gjatë javës së ardhshme në vendin tonë sipas parashikimeve.

Nga dita e hënë, deri në fundjavë, vendi yne thuajse i tëri do të mbizotërohet nga reshje të dendura shiu si edhe stuhi kryesisht në jug-lindje dhe veri-perëndim si rrjedhoje e rrymave ajrore që pritet të vijnë nga kontinenti Europian.

Ndërkohë që në pjesën më të madhe të vendit priten reshje të dendura dhe rrufe, në zonat bregdetare në jug të vendit priten edhe stuhi gjatë ditës së premte.

Meteorologët grekë ndërkohë bëjnë thirrje për pjesën e veriut e detit të Greqisë, por edhe të vendit tonë që banorët të shmangin futjen me barka të vogla të det si edhe të marrin masat për pritjen e mikro cikloneve që mund të shkaktojnë edhe dëme materiale.