Ia hodhi pjatën në trup, konkurrentja nuk e mban dot të qarën..

2407
0

Shefi i famshëm Renato Mekolli është inatosur me një nga konkurrentet vajza në emisionin “Hell’s kitchen” dhe ka bërë një gjest të të cilin konkurentja nuk e ka pritur aspak mirë

Ai ia ka hedhur pjatën që ajo kishte gatuar gjatë mbrëmjes së djeshme. 

“Për çfarë ma sjell këtë pjatë ti mua, për çfarë?”, i bërtiti Kuzhinieri duke ia hedhur pjatën në trup vajzës.

Mënjëhere ajo ka nisur të qajë pasi pjata ishte e nxehtë.

Konkurrentët e tjerë që ishin pranë, i erdhen në ndihmë Kristinës duke e pastruar në vendin ku ishte dje gur.

Mirëpo më vonë konkurentja habiti duke thëne se ajo nuk qau me të vërtet, por aktroi që ta bënte situatën dramatike.

“Për ça qan?”, e pyeti shefi kur e pa me lot në sy. “U dogja pak”, u përgjigj ajo. “Mirë të të bëhet. As që më intereson fare. As një pikë loti nuk më mërzit fare. Jam pashpirt”, tha Renato.