Rikthehen reshjet e shiut dhe përmbytjet, ja cfarë pritet ditët e para të javës

1206
0

I ftohti polar që goditi Shqipërine solli për më shumë se një javë temperatura të ulta, tipike të muajit Dhejtor, mori fund. Sinoptikanët thonë se temperaturat kanë nisur të rriten dhe do të jenë tipike të vjeshtës deri në fund të Shtatorit.

Jane rritur gjatë mëngjesit. Nga 3, 4 gradë do të shkojnë deri në 8 gradë mëngjeset. Në maksimum presim të shkojnë deri në 26 dhe zona të veçanta deri në 28.”

Por ditët e para të javës do të risjellin reshjet e shiut, në të gjithë vendin duke rrezikuar dhe përmbytje në disa qytete.

E marta sjell shi, në zonat veriore, duke bërë qe kaskadat të përmirësojnë nivelin, por Tropoja që do marrë më shumë reshje rrezikon përmbytje. Të mërkurën, reshjet zhvendosen në jug, duke rrezikuar Vlorën.”

Edhe më problem do të jenë stuhitë e erës që do të prekin edhe kryeqytetin.

Era do të jetë problem. Pritet të shkojë 70 km në orë duke qenë se kemi stuhinë në Itali, kanali i Otrantos do të rrezikojë deri në 100 km orë erë.”

Situata e motit pritet të përmirësohet në dy ditet e fundit të Shtatorit. Sinoptikanët parashikojnë që episode të tilla ekstreme të kemi herë pas here gjatë vjeshtë-dimrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.