“Ajo që më bënë mua, nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri.. ”, Saimir Tahiri flet për median italiane, pak ditë para arrestimit (Video)

72
0

“Po sikur të isha i korruptuar? Unë nuk kam ardhur në Itali për të kërkuar nga Guardia di Finanza të dyfishojë fluturimet për të monitoruar territorin. I kërkova të gjitha vendeve europiane të na ndihmojnë të luftojmë trafikun e dr ogës.”

Kështu ka thënë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pak ditë para arrestimit. Ai ka folur ekskluzivisht për dokumentarin investigimiv “I narcos albanesi” që do të transmetohet të shtunën, më 24 shtator, në ora 21.25 në “Nove Tv”.

Tahiri, pak ditë pas intervistës, përfundon në burg pasi dënohet për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj, i akuzuar për lidhje me një grup kriminal që trafikonte ha shash drejt Italisë. Ish-ministri i ka takuar vetë gazetarët italianë, në Tiranë, dhe ka folur me të për akuzat dhe për sulmet me tr itol ndaj bizneseve të babait të tij.

“Më vunë bom bat dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, mari huana nuk është histori kriminelësh, por varfërie”, thotë Tahiri në dokumentarin e italianëve.

Dokumentari për trafikantët shqiptarë ku flet dhe Saimir Tahiri do të transmetohet mbrëmjen e kësaj të shtune në Itali, atje ku nisi dhe zanafilla e akuzave që çuan në burgosjen e tij.

VIDEO