Renditja e vendeve të treta/ Barazimi i Gjeorgjisë me Çekinë i vlen Shqipërisë, rriten shanset për kuqezinjtë..

205
0

Gjeorgjia arriti të barazonte 1-1 me Çekinë në ndeshjen e dytë të saj në fazën e grupeve në Euro 2024, duke marrë kështu pikën e parë në këtë turne, ku luante për herë të parë në historik.

Barazimi i lë të dy skuadrat me nga një pikë, që mund të jetë vendimtare në fund të fazës së grupeve për të përcaktuar 4 skuadrat më të mira të renditura të treta, të cilat mund të përparojnë në fazën tjetër të turneut. Nëse Gjeorgjia dhe Çekia humbin ndeshjet e tyre të fundit me Portugalinë dhe Turinë respektivisht, atëherë Shqipëria do të kishte më shumë shanse për të kaluar grupin duke u renditur në vend të tretë në grupin e saj.