Aksident i rëndë/ Makinat bëhen copash, humb jetën16 vjecari, shoku i tij në gjendje të rëndë..

453
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Hamallaj në Gjirin e Lalzit.

Nga aksidenti është konfirmuar viktima e parë, i cili është një 16-vjeçar. Adoleshenti raportohet se ishte pasagjer në një nga makinat që u përplas.

Nga ana tjetër, për shkak se përplasja ka qenë e fuqishme, makinat janë dëmtuar totalisht.

Sipas informacioneve policore automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Erseld Kamberi, 20 vjeç. Si pasojë e përplasjes së rëndë, i plagosur ka mbetur Kamberi, ndërsa ka humbur jetën pasagjeri, Alban Hasrama që ndodhej në makinë me 20-vjeçarin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.