Shqiponja është kthyer në një makth në Zvicër, sidomos pas kampionatit botëror kur Xhaka dhe Shaqiri e bënë simbolin kuqezi me golat e shënuar ndaj Serbisë.
Debati ishte i madh, ndërsa Xhaka dhe Shaqiri u zotuan se nuk do e bëjnë më.
Megjithatë, Zvicra nuk po zë qetësi nga shqiponja e famshme.
I radhës që e ka bërë është futbollisti shqiptar, Benjamin Kololli, madje në një event mjaft të rëndësishëm.
Ai u zgjodh mbrëmjen e djeshme në formacionin më të mirë të vitit 2018 në Zvicër.
26-vjeçari është një nga futbollistët më të spikatur të Zyrihut, ndaj ka ardhur edhe shpërblimi për të.

Pas çmimit, mesfushori që luan për Kosovën, nuk nguroi të pozonte me shqiponjë. Të shohim tani si do regojnë zvicerianët…