E gënjeu në emision, Rudina e fton sërish dhe ia përplas në sy..

1404
0

Në emisionin e saj Rudina Magjistari promovoi një të ri, i cili prezantoi një pikturë fallso .

Kjo e irritoi moderatoren dhe reagoi ashpër në rrjetet sociale, por sot Rudina ia ka kthyer me të njëjtën monedhë.

Edliri tha sot:

‘Piktura në muzeun e arit modern të Moskës, vërtetë nuk është e imja. U dërgua pikturë tjetër, pastaj më pas ndodhi ajo që ndodhi. Atje kam vajtur me një pikturë komplet ndryshe’, shprehet ai.

‘Unë jam mëkatari, të gjithë të tjerët janë shënjtorët. S’është diçka që ska ndodhur asnjëhërë. E pranoj që piktura që është në Instagramin tim nuk është e imja. çdo mëkatar e ka një të ardhme, por dhe çdo shenjtor e ka një të shkuar. Mund të kem bërë një gabim’, tha Edliri, ndërkohë që u mbrojt, teksa tha se nuk është i vetmi person që kam marrë një pikturë të një tjetri dhe ka konkuruar.

Edhe pse e ka pasur të ftuar në studio, Rudina Magjistari nuk ka ngurruar t’ia përplasë në sy faktin që ka bërë një akt të turpshëm edhe pse Edliri shprehu pendesë dhe tha se do të rifillojë nga e para.

‘Dua të vazhdoj rrugën e artit dhe pikturës dhe shpresoj të arrij lart, me punë të ndershme, të pastër’

BISEDA:

Rudina Magjistari: Na ke shqetësuar këtë fundjavë të gjithëve nga një e vërtetë e cila rezulton të jetë tërësisht ndryshe. Si është e vërteta sipas teje?
Edlir Reka: Të gjithë janë të shokuar, por aq sa jam unë i tronditur s’besoj se është dikush tjetër.

Rudina Magjistari: Pse je ti i tronditur?
Edlir Reka: Nuk është aspak e lehtë kur lexon tituj të tillë nëpër gazeta. Çdokush do ndihej keq. E gjithë zanafilla nisi nga një adresë fallso.
Rudina Magjistari: Nuk ka rëndësi kjo, fakt është ai personi na njoftoi që ajo pikturë në fakt i takonte një personi tjetër.

Edlir Reka: Është e vërtetë. Ajo nuk është piktura ime. Unë këtë e kam pranuar.

Rudina Magjistari: Jo nuk e ke thënë, ndryshe nuk do kishe qenë i ftuari im dhe i askujt tjetër, të jesh i sigurt për këtë. Unë dua që sot të themi të vërtetën për gjithë publikun.
Edlir Reka: E vërteta është thënë dhe është treguar haptazi.

Rudina Magjistari: Cila është e vërteta, a ke qenë ti ndonjëherë në Moskë?

Edlir Reka: Përsa i përket pjesëmarrjeve në konkurse në fushën e artit kjo është e vërtetë dhe nuk më intereson se çfarë thuhet.
Rudina Magjistari: A qëndron kjo pikturë e varur në muret e Muzeut të Artit Modern në Moskë?

Edlir Reka: Për aq kohë sa është e nënshkruar kontrata po.
Rudina Magjistari: Cila kontratë?
Edlir Reka: Pasi merr pjesë në një konkurs firmoset për aq kohë sa duhet të jetë diçka në një vend të caktuar.

Rudina Magjistari: Ajo pikturë është një kopje identike. Nuk ka muze në botë që të pranon një pikturë kopje.

Edlir Reka: Piktura vërtetë nuk është e imja.
Rudina Magjistari: A e ke çuar ti një pikturë të tillë në atë lloj konkursi në Moskë?
Edlir Reka: Pikturë të tillë jo, u dërgua pikturë tjetër dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi dhe nuk dua ta përsëris për të miliontën herë.

Rudina Magjistari: Me çfarë pikture ke qenë në Moskë?

Edlir Reka: Është një pikturë tjetër që unë e kam pikturuar ndryshe, me një pamje tjetër komplet. Këtë pikturë unë e kam marrë nga Blu Smith.
Rudina Magjistari: E ke marrë me lejen e tij?

Edlir Reka: Kur kërkon një pikturë në internet nuk të shkon në mendje të marrësh leje, do sa më shpejt të dalësh nga situata.

Rudina Magjistari: Nuk ka muze në botë që të pranon me një pikturë të tillë, false, kopje dhe aq më tepër të të vlerësojnë me çmim të parë dhe të të mbajnë pikturën në muret e Muzeut të Artit Modern në Moskë, kjo është e pabesueshme. Kjo është një gënjeshtër shumë e rëndë publike. Ti del nëpër programe dhe krenohesh për një gjë që s’ka ndodhur kurrë. Ti nuk e çuar asnjë pikturë në Moskë.

Edlir Reka: Atë e pranoj. Piktura në Instagramin tim nuk është piktura ime. Kemi marrë pikturën e tij dhe e kemi postuar dhe piktura të tjera gjithashtu. Mund të kem bërë një gabim dhe një gjë jo të duhur.