E frikshme! Zhduket për disa ditë, 3-vjeçari habit deklaratën

870
0

Djaloshi 3 vjeçar ka qenë duke luajtur me shokët e tij, ashtu siç bënte edhe çdo ditë.

Ai papritur është zhdukur nga oborri i shtëpisë së gjyshes së tij, në lindje të Karolinës Veriore.
Vogëlushin e kërkuan për dy ditë me radhë në mënyrë intensive derisa e gjetën të gjallë.

Halla e Casey, Breanna Hathaway, postoi një status në Facebook ku tha se nipi i saj ishte në shtëpi i shëndetshëm. Casey Hathaway u kishte rrëfyer prindërve dhe hallës së vet se ai kishte jetuar me një ari gjatë ditëve që ai kishte humbur.

Tre vjeçari ka pëlqyer gjithmonë filmat vizatimorë “Masha and the Bear”, një shfaqje rreth një vajze që jeton në pyll me një ari, i cili e mbron. Policia tha të enjten se ku u gjet djali ishte i lagur, i ftohtë dhe ishte ngatërruar në hardhi, por nuk kishte lëndime serioze.