Rastet ne rritje, a do te ndryshojne ngjyrat e rajoneve ne Itali, ja cfare thote ministri Speranza

62
0

Italia krejt e bardhë – Nëse monitorimi i ISS ka rezultuar se në Itali incidenca dhe indeksi Rt janë në rritje, nga ana tjetër, theksoi ministri, “rregullat që kemi ne po funksionojnë: në këtë moment Italia është e gjitha e bardhë dhe ndryshimi i ngjyrës ndodh në bazë të shtrimeve ne spitale dhe tani asnjë qark nuk është në gjendje të dale nga zona e bardhë.

Besoj se nëse vazhdojmë të investojmë në fushatën e vaksinimit do të kemi një mburojë për të menaxhuar më mirë sezonin e vjeshtës dhe dimri që është më kritik për viruset”.

Green pass – Për Speranzën certifikimi jeshil është “një mjet vendimtar për kontrollin e epidemisë, sepse i bën vendet ku përdoret më të sigurta dhe ka pasur një efekt nxitës për fushatën e vaksinimit. Pra, qëllimi i qeverisë është të vazhdojë ta përdorë këtë.

vendimtar instrumenti dhe ndryshimet në mënyrën e përdorimit të Green pass nuk janë në rendin e ditës”. Deri më sot, përfundoi ai, “janë shkarkuar 117 milionë çertifikata dhe ky numër jep sensin e një mjeti që italianët kanë mësuar ta përdorin dhe ta vlerësojnë”.