Rama thirrje të rinjve të mos largohen: Ato që mbarojnë me rezultate të larta, e kanë mendjen të ikin. Nuk jemi ndryshe nga të tjeret..

83
0

Në Kongresin e dytë Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë kryeministri Rama shfrytëzoi rastin për tu bërë thirrje të rinjve që mbarojnë shkollën të mos largohen nga Shqipëria, duke treguar dhe përparësitë që ka bërë universiteti dhekërkimi shkencor në vend.

“Ministrja solli këtu një shembull që unë dua ta përsëris, hyrjen edhe të universitetit dhe posaçërisht të Universitetit të Tiranës në një fazë të re, në një vetëdije të re për domosdoshmërinë e aksesimit të fondeve europiane, me projekte të financueshme dhe kuptimplota që forcojnë, jo vetëm bazën financiare të kërkimit shkencor, por forcojnë edhe besimin se ne, jo vetëm nuk jemi ndryshe nga të tjerët në aspektin negativ, por mund të bëjmë njësoj si të tjerët në aspektin pozitiv.

Edhe katërfishimi i fondeve europiane për kërkimin shkencor në universitet, ashtu sikundër përfshirja e dhjetëfishit, nga afro 40 persona, në më shumë se 400 persona, të stafit universitar në aksesimin e këtyre fondeve, në harkun kohor të vetëm dy vjetëve, falë lidershipit të ri të Universitetit të Tiranës, është jashtëzakonisht domethënëse, është jashtëzakonisht inkurajuese dhe është jashtëzakonisht kuptimplotë për të dhënë mesazh inkurajues për plot vajza dhe djem që kur mbarojnë me rezultate shumë të larta shkollën e mesme, idenë e parë që kanë idenë që të largohen për të vazhduar studimet në universitete europiane,” tha Rama.