Rama në Uashington: Shqiptarët dorëzuan floririn, por jo hebrenjtë

417
0

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën e Komitetit Izraelito-Amerikan në Uashington, ku theksoi se për herë të parë, në prill, do të ketë një fluturim direkt nga Izraeli në Shqipëri.

“Shpresoj që Shqipëria të bëhet një vend pushimesh për izraelitët”, pohoi Kryeministri, ndërsa shprehu gjithashtu dëshirën për ndërtimin e një qendre kulturore për miqësinë shqiptaro-izraelite.

Rama nënvizoi se Shqipëria përfaqëson një shembull të bashkëjetesës fetare. Ai nuk la pa rikujtuar se vendi ynë ishte i pari që njohu të drejtën e komunitetit hebre në vitin 1932.

Gjithmonë duke iu referuar historisë, Kryeministri theksoi se gjatë Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët nuk i dorëzuan nazistëve gjermanë asnjë hebre.

Top Channel