Mos besoni në përralla, po këto kopshte përrallore janë oborret e shtëpive shqiptare

Shqiptarët na treguan oborret e tyre plot gjelbërim dhe ngjyra, një etyd ajri të pastër përpara smogut mes të cilit jetojmë. Imagjinoni të zgjohesh në mëngjes, të dalësh jashtë dhe të shtriqesh në mes të pemëve.

Ose të pish një kafe sa pa dalë dielli në një tavolinëz në mes të gjelbërimit.

Na ndjeni nëse u bëmë tepër lirikë, por pasi të shikoni edhe ju këto oborre shtëpish shqiptare nuk do të flini dot të qetë duke ditur që të nesërmen ju pret prapë një pllakë e madhe betoni.

A nuk ju vjen të humbisni në labirinthin e rrugicave të këtij kopshti?

Të pini një lëng portokalli në ajrin e freskët të ahut, me këtë pamje?
Të shëtisësh në këtë tunel gjethesh me dashurinë e jetës tënde në mes të natës dhe të presësh derisa të vijë mëngjesi?
Apo preferon këtë vend për të pëshpëritur fjalë dashurie?
Të dalësh në ballkon, dhe të shikosh këtë.

Ç’lule të harlisura dhe ç’frymëzim prej Pushkini të jep, sa mund ta rikrijosh letrën e Tatianës për Onjeginin më bukur se ç’mund ta rikrijonte Kadareja.

Sidoqoftë, Kadareja u rrit në një shtëpi prej guri. Në një qytet prej guri, në fakt. Do t’i shkonte më shumë për shtat një oborr vjeshtor, me gjethe të kuqe dhe avlli prej gurësh. Themi se ky është një oborr i denjë kadarean.
Dhe si thotë Pablo Neruda:

“Mund t’i presësh të gjitha lulet, por s’e ndalon dot pranverën të vijë”!
Si në këtë kopsht të magjepsur në Elbasan, që bashkon në një përrallat e Andërsenit, Vëllezërve Grimm, Eposin e Kreshnikëve dhe Iliadën, në një fshat të periudhës elizabetiane

- Advertisement -

Sferat misterioze në Kazakistan/ Askush nuk e di origjinën dhe qëllimin e tyre. Cfarë thonë shkencëtarët?

Në Kazakistanin Perëndimor shtrihet një zonë që nuk ngjan me asnjë vend tjetër në Tokë – Lugina e Topave . E njohur në vend...

Pse nuk duhet t’i hiqni kurrë këpucët dhe çorapet në avion? Arsyeja nuk është ajo që po mendoni..

Rehatia është çelësi kur udhëtojmë me avion. Megjithatë, ekziston një veshje që një stjuardesë rekomandon ta shmangim kur planifikojmë një fluturim. Zakonisht, veshja që zgjedhin shumica...

Autostradat ndriçojnë në errësirë, ky shtet përdor bojë fluoreshente për vijat ndarëse në rrugë

Kompania australiane Tarmac Linemarking ka postuar në Facebook një video të një rruge me sinjalistikë horizontale që mund të ndriçohet në errësirë. Gati 10,000...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.