Rama flet per zgjatjen e orës policore: Ja cfare i kemi kerkuar Komitetit Teknik

614
0

Duket se tashmë është kthyer në një traditë, kryeministri Edi Rama gjatë udhëtimeve të tij komunikon me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste.

Këtë herë kreu i qeverisë ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministren e Arsimit dhe kandidaten për deputete në qarkun e Elbasanit, Evis Kushi, gjatë kthimit të tij nga Saranda.

Gjatë bisedës ai është informuar për ecurinë e fushatës elektorale në këtë qark, ndërsa Kushi i ka komunikuar kryeministrin kërkesën e qytetarëve në lidhje me zgjatjen e orës policore gjatë muajit të Ramazanit.

“Kam një kërkesë nga qytetarët se kanë merakun e orës policore, të zgjatej deri në 9 ose 10 për periudhën e Ramazanit”, u shpreh Kushi.

Nga ana e tij Kryeministri tha se i kanë bërë kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve, por sipas tij vaksinimi duhet të shoqërohet me distancim dhe me rregull.

“Një kërkesë me arsyetim që a mund të bëhet kjo e kemi bërë. Vaksinimi duhet të shoqërohet me distancim dhe me rregull”, tha Rama.

Për sa i u takon mbështetësve të LSI në Elbasan, Kushi thekson se një pjesë po i bashkohen PS-së, kurse pjesa tjetër PD-së.