Brataj habit me deklaraten: Në muajin maj do të kemi një..

2159
0

Shefi i Urgjencës Kombetare, Skënder Brataj tregoi se në fillim të muajit maj pritet që të kemi një rritje të numrit të rasteve së të infektuarëve.

Ai shton  se ka një shtim të zonave të infektuara aty ku më parë nuk ishin regjistruar raste infeksioni.

Sipas Brataj për këtë fakt mund të ketë ndikuar aktiviteti i partive politikë të cilët po bëjnë fushatë në të gjitha zonat.

“Në fillim të majit do të ketë një rritje të numrit të të infektuarve, por jo me ato përmasa që kemi parë deri tani. Janë 140 fshatra dhe qytete, kishim 105 para 20 ditësh, ka shkuar virusi është përhapur dhe në këto zona dhe besoj se kjo edhe se ky muaj është muaji ku të gjitha partitë politik po paraqiten në të gjitha këto zona. Vatra kryesore në fillim ishte Tirana dhe ikja nëpër qytete turistike dhe detyrimisht  lëvizja e njerëzve që janë të infektuar, pavarësisht nëse janë të sëmurë apo jo, janë burim infeksioni, edhe kjo po ndikon”, tha Brataj për Report Tv.

Sa i përket procesit të vaksinimit Brataj tha se po ecën me ritme mjaft të shpejta dhe se deri më tani janë vaksinuar 8.2% e popullsisë.

Brataj dhe njëherë i bëri apel qytetarëve që të vaksinohen duke theksuar se vaksinat i kanë kaluar të gjitha provat e efektshmërisë.