Skip to content

Rama feston sot ditëlindjen, por i bën vetes urimin që nuk pritej

    Përtej tensioneve politike, sot është një ditë e veçantë për kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë feston sot 55-vjetoin e lindjes.

    Ndërkohë, ditëlindja e tij përkon me atë të SHBA-ve. Në një postim të publikuar vetëm pak minuta më parë, Rama uron Shtetet e Basgkuara për ditën e Pavarësisë.

    “MIRËMËNGJES

    dhe në këtë ditëlindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miqve e aleatëve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ju priftë e mbara të gjithëve”, shkruan Rama, ndërsa të shumtë janë komentuesit, të cilët kanë uruar kryeministrin.