Sa e fuqishme është pasaporta shqiptare në botë? Kjo është renditja për 2021-n

2641
0

Shqipëria renditet në vendin e 55-të në botë, për nga fuqia e pasaportës. Renditja është publikuar nga “Henley Passport Index”, e cila është realizuar në bazë të lirisë së lëvizjes së bartësit të një pasaporte në shtete të ndryshme, pa pasur nevojë për vizë.

Pasaporta shqiptare pas asaj gjeorgjiane dhe boshnjake, ndërsa pas nesh vjen ajo turke e cila renditet e 56-ta.

Nga vendet e rajonit, Serbia është në vendin e 38-të, qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë pa viza në 136 vende, Mali i Zi i 47-ti me 122 vende, Maqedonia e Veriut në vendin 46-të, qytetarët e së cilës mund të lëvizin pa viza në 123 vende, Bosne dhe Hercegovina renditet 53-ta.

Ndërsa Kosova renditet më poshtë në Ballkan, e 107-ta, ndërsa qytetarët e saj mund të lëvizin pa viza në vetëm 40 vende. Ajo renditet pak me poshte pas Bangladeshit dhe Iranit.

Në vendin e 116-të, dhe të fundit në listë renditet Afganistani. Qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë pa viza në vetëm në 26 vende.

Pasaportat më të fuqishme në botë, sipas kësaj organizate, janë të Japonisë dhe Singaporit, pasi qytetarët e këtyre vendeve mund të udhëtojnë pa viza në 192 destinacione.

Shtetasit shqiptarë mund të lëvizin në 115 vende të botës, pa siguruar më parë një vizë.