Opozita cakton datën e protestës së rradhës, Basha: Asnjë hap pas

624
0

Opozita ka vendosur që të zhvilloj protestën e dhjetë kombëtare kundër qeverisë “Rama”. Protesta e opozitës do të zhvillohet më më 8 korrik në orën 20:00

Vendimi është marrë, pas mbledhjes në selinë e PD të strukturave më të larta dhe të krerëve të bashkive të djathta.

Ndërkohë, kreu i PD, Lulzim Basha në një dalje për mediat ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestën e opozitës.

“Dua të falënderoj nga zemra mbi 85% të shqiptarëve që refuzuan diktaturën e Edi Ramës më 30 qershor. Dua t’i ftoj të gjithë këta shqiptarë dinjitozë të na bashkohen ditën e hënë në orën 20:00 të mbrëmjes në një protestë kombëtare për të vazhduar të vendosur pa asnjë hap pas betejën tonë për demokracinë, kushtetutën lirinë. Të gjithë bashkë ditën e hënë”, deklaroi kreu i PD.