Rama e mbajti te fshehte, zbulohet vendi që na dhuroi vaksinat

722
0

Gjatë deklaratës për media, kryeministri Rama hezoi që të percillte emrin e shtetit që na ka ndihmuar me dozat e parë të vaksinës anti-Covid. Më herët ishte përfolur në media se ishte Greqia që na kishte ‘shtrirë dorën’ për të na dhënë vaksinat aq shumë të kërkuara, por Rama e ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike. “Vaksinimi që nisim sot është fal një bashkëpunimi bilateral me një vend nga BE, por që nuk jam i autorizuar ta them. Meqë është thënë se ky vend është Greqia, më duhet të them se nuk është Greqia”, u shpreh Rama.

“ABC” mëson se vendi që i dha vaksinat Shqipërisë është Austria. Në kohën kur shumë është aluduar në këtë drejtim, thuhet se Austria ka qenë vendi që i ka dhënë Shqipërisë 975 dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit.

Pak kohë më parë, autoritetet austriake deklaruan se 5% të pakicave, pra vaksinës, do ta shpërndanin për vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri kritikoi ashpër BE, duke thënë se mendoi vetëm për vete dhe jo për Ballkanin.