Skandali në spitalin “Covid 2”, merret vendimi për sanitaren që u hoq si infermiere

540
0

Mbrëmjen e djeshme ne emisionin investigativ ‘Stop’ u denoncua një rast i rëndë korrupsioni në spitalin Covid 2, “Shefqet Ndroqi”, ku një sanitare që u hoq si infermiere i mori 8 milion lekë të vjetra vajzës së një pacienteje, e cila fatkeqësisht më pas ndërroi jetë.

Ministria e Shëndëtësisë ka reaguar menjëherë pas publikimit të rastit, duke shkarkuar nga puna sanitaren me inicialet T. A.

Po ashtu diten e sotme Tire Alldervishi, sanitarja që u hoq si infermiere e ‘Shefqet Ndroqit’ dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID rreth 8 mln lekë të vjetra, është arrestuar sot nga uniformat blu.