Rama bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm italian, zbulohen temat e diskutimit

759
0

Kryeministri Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm i Italisë Luigi di Maio.

Më herët teksa fliste nga Fieri në kuadër të platformës “deputeti që duam” Rama tha se kishte folur sot me ministrin përsa i përket situatës së koronavirusit, dhe ky i fundit i kishte thënë se situata atje është shumë e rënduar, duke përfshirë dhe problematikat me autoambulancat.

Bisedën e konfirmon dhe ambasada e Italisë në Tiranë e cila bën me dije se temat kryesore për të cilat është biseduar janë Covid-19, perspektiva jonë europiane dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në kuadër të Presidencës shqiptare të OSBE.