Paralajmerimi i mjekut: Ja cfare do te ndodhe ne muajt e ardhshëm ne vendin tone

1343
0

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata ne emisionin Repolitix u shpreh se me rritjen e numrit të të infektuarve, 3 muaj e ardhshëm do të jenë sfiduese për sistemin shëndetësor shqiptar, kjo pasi ulja e temperaturave favorizon përhapjen e virusit.

Gjata shprehet se gjatë kësaj periudhe mund të ngatërrohet shumë lehtësisht koronavirusi me gripe të tjera stinore.

“Në tre muajt që do vijnë do të jetë sfida më e madhe për sistemin tonë shëndetësor. Periudha e dimrit favorizon shumë viruset dhe do të ketë një bashkim mes COVID dhe gripit stinor. Sipas informacioneve që kam shumë universitete të mëdha botërore janë në fazat e fundit të prodhimit të vaksinës por në fund të tunelit ka dritë ” – tha Gjata.

Ndërsa për masat e marra nga qeveria, mjeku tha se do të ishte mirë edhe një karantinim rajonal me zona, por nuk hedh poshtë dhe vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve.