A do të mbyllet Shqipëria sërish? Silva Bino: Keto jane skenarët e vendit tone..

1566
0

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik ka folur ne ABC per mundësite që vendi ynë të futet sërish në një mbyllje totale.

Në një bisedë me ane te Skype me gazetarin Endri Xhafo, ajo u shpreh se ISHP ka të përgatitur skenarët për çdo situatë, nga më e mira tek më e rënda.

“Kemi disa skenare, kemi pare edhe në qoftë se përdorim masa me intensitet të ulët, mesatar, apo masa me intensitet të lartë siç është bllokimi për një kohë të caktuar. Po provojmë këto masa që kemi aktualisht. Kjo po vëzhgohet me kapacitetet e spitaleve, peshën e mjekut të familjes.”

E pyetur se sa duhet të shkojnë shifrat apo shtrimet në spital që vendi të shkojë drejt një mbylljeje të plotë, zonja Bino u shpreh se kjo është kryesisht e lidhur me ezaurimin e kapaciteteve spitalore.

“…Kjo lidhet me saturimin e kapaciteteve spitalore, nuk mund te them shifra. Duhet të saturohen kapacitetet jo vetëm në spitalin Covid1 por edhe në atë 2 dhe 3. Gjë që nuk ka ndodhur.”

Ndërsa, e pyetur nëse masat e marra nga vendet e tjera, i kanë dhënë Komitetit Teknik dorë në shtimin e masave anti-Covid, Silva Bino tha se ekspertët vijojnë që të studiojnë masat e marra nga vende të tjera si dhe impaktin që ato kanë.

“Natyrisht, studiojmë edhe masat që marrin vendet e tjera, dhe shohim impaktin që ato kanë. Masa e distancimit të plotë social, është mbyllja e plotë…Duhet pasur me kujdes si funksionon kjo lloj mbylljeje e pjesshme, sidomos me restorante, e kombinuar kjo me masat e tjera. Duhet te parë sesi funksionon procesi i izolimit, pas testimit.”

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik tregoi se është rritur numri i personave që merren me hetimin epidemiologjik, sidomos në Tiranë.

Sa i përket numrit të tamponëve që bëhen, bëhet një përllogaritje dhe prioritet kanë më të rrezikuarit sipas Silva Binos.