Propozim dramatik nga Macron: Rishikimin e Schengenit për kufizimin e hyrjes në BE, cfare ndryshon per shqiptaret

566
0

Presidenti francez Macron, pritet t’i kërkojë vendeve të BE-së për të ndryshuar rregullat e hyrjes në hapësirën Schengen por ende nuk dihet se çfarë do të përmbajë ky ndryshim.

Se fundmi shpeshherë është folur se do të ketë një kontroll më të rreptë edhe për vendet jo anëtare të BE-së që hyjnë pa viza në këtë hapësirë por sërish nuk dihet se si do të procedohet. Aktualisht në kulmin e Pandemisë shumica e vendeve jo anëtare nuk udhëtojnë dot në vendet e BE.

Macron është gjithnjë e më i bindur se traktati i Schengen ka shumë defekte. Për këtë arsye ai kërkon reforma të thella sidomos në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Sipas ekspertit të emigracionit në institutin francez Res Publika, traktati i Schengen është rishikuar disa herë në kuadër të nevojave të reja sidomos në fushën e mbrojtjes së kufijve të jashtëm.

Reforma më e rëndësishme ishte ajo e krijimit të trupave të përkohshëm të rojeve të kufirit, që përfshin 10 mijë anëtarë të trajnuar.

Shtetet anëtare më pas kanë bërë hapa të rëndësishëm para në ndarjen e bankave të të dhënave. Sipas ekspertëve do të mjaftonte aplikimi i rregullave të reja ekzistente pa pasur nevojë të kryhet një reformë në brendësi të traktatit Schengen.

I vetmi argument që aktualisht sheh të gjitha shtetet anëtare dakord, është ai i mbrojtjes dhe i përforcimit të kontrolleve të kufijve të jashtëm të zonës Schengen; për të parandaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm. Për sa i përket të drejtës për azil, të gjitha vendet anëtare po përpiqen t’i bëjnë më të vështira procedurat në mënyrë që t’i kufizojnë.

Macron, ka ndërmend të propozojë reformën e traktatit të Schengen në samitin europian të muajit dhjetor. Sistemi aktual për Macron është i mbushur me probleme.

Reforma e politikës në kuadër të azilit dhe emigracionit por dhe për luftën ndaj te rrorizmit, do të diskutohen nga ministrat e brendshëm të 27 vendeve anëtare në samitin e të premtes së ardhshme.

Shpresojme qe gjerat mos te perkeqesohen per ne shqiptaret.