Qytetari ia hedh plehrat sipër kokës ministres së Ramës. Shihni reagimin e saj

219
0

Ndotja e mjedisit mbetet shqetësim kryesor për çdo shqiptar.

Një “koincidencë” e papritur i ka ndodhur Ministres së qeverisë Rama, Edona Bilali, e cila ka qenë duke pastruar poshtë një pallati. Ajo ka postuar në rrjetet sociale një video mesazh sensibilizues për qytetarët që e ndotin ambientin duke i hedhur plehrat vend e pa vend.

Në video ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Bilali duket teksa pastron poshtë pallatit kur një djalë hedh qesen me plehra. Ajo e merr dhe ia kthen pas duke thënë: edhe Shkodra asht shpia jote, mos i hidh plehnat nga dritarja!