Synonin ëndrrën amerikane, gjenden 600 emigrantë të “stivosur” në dy kamionë

153
0

Instituti Kombëtar i Emigrimit në Meksikë bën me dije se iu erdhi në ndihmë më shumë se 600 emigrantëve që udhëtonin të fshehur në dy kamionë në shtetin e Veracruz.

Emigrantët nga 12 vende të ndryshme të botës ishin në rr ezik të madh në kamion për shkak të numrit të madh dhe mungesës së oksigjenit. Mes tyre kishte dhe gra e fëmijë.

Autoritetet meksikane kanë nisur procedurat dhe do të vendosin rast pas rasti nëse këta emigrantë do të kthehen në vendet e origjinës apo do t’iu ofrohet strehim.

Pjesa më e madhe e emigrantëve ishin nga Guatemala, Hondurasi, Nikaragua dhe El Salvadori. Që të gjithë synonin ëndrrën amerikane.