1.5 C
Tirana

“Qepe gojën se..”, burri i gjuan gruas me shishe uji në mes të emisionit (Video)

Date:

Share:

Seanca e sotme ndërmjetësuese mes zonjës Anila Bushi dhe bashkëshortit të saj, Qemal Bushi pati edhe momente tepër të tensionuara.

Përveçse i drejtohej Anilës me një gjuhë tepër të papërshtatshme, Qemali e gjuajti bashkëshorten e 20 viteve edhe me shishe uji. Problemi me pronën e tyre në një fshat të Durrësit, ka ftohur së tepërmi edhe marrëdhënien e tyre në çift.

Në vitin 1998 Qemali ka blerë 4 dynym tokë, 2 prej të cilëve thotë se me t’u bërë pronar i rregullt, do ua kalonte vëllezërve. Por Anila pretendon se vëllai i Qemalit, Sytkiu, e ka “riblerë” një pjesë të madhe të kësaj prone në vitin 2013 duke i paguar sërish para ish-pronarit, dhe gjysma e shtëpisë së saj ka mbetur në pronën e pretenduar nga Sytkiu.

Anila: Dua që vëllai yt të mos më vijë të më trokasë tek dera, që është toka ime, është shtëpia ime. Nuk më intereson ti.

Qemali: Ta qepësh gojën jam duke të thënë edhe një herë.

Anila: Unë nuk e mbyll gojën se nuk jam memece ta mbyll gojën për të drejtat e mija. Se kam punuar emigrante 16 vjet. Kam lind 3 fëmijë. Kam kontribuar për ty. Mundesh me thanë ti që lekët e mija që i fitosha vetë në Greqi nuk kalonin në emrin tënd. Lekët e mija zoti Ardit kalonin në emër të atij.

(Qemali merr shishen e ujit dhe e gjuan drejt Anilës.)

Eni Çobani: Tani Qemal, të lutem.

Ardit Gjebrea: Qemal, jo të lutem, prit. Qemali është i nxehur sepse dëgjoi sjelljen e vëllait. Apo jo Qemal? Anila të lutem. Qemal, kam përshtypjen se ti u nxehe sepse dëgjove reagimin e vëllait tënd që tha kush është ky? Kështu që ti më shumë se me Anilën duhet ta kishe me vëllain tënd. Unë e kuptoj mërzitjen tënde.

Qemali: E kam me të dyja palët, sepse kur të vijë fundi as vëllain nuk e njoh, as gruan se njoh. Njoh vetëm fëmijët e mi.

Anila: Nuk duroj zonja Eni se kam punuar 16 vjet në Greqi dhe lekët kalonin në emër të tij, tani për çfarë jemi ne gratë këtu?

Eni Çobani: Ne jemi shtyllë e familjes, nuk diskutohet.

Anila: Skam nevojë për të fare.

Zonja Eni sqaroi se Ferdinand Zeka që ka marrë shumën e parave në vitin 1998, e njeh blerësin Qemal Bushi dhe thotë se në momentin që unë do të bëhem pronar do të bëj marrëveshjen me zotin Qemal Bushi, nëse unë nuk bëhem pronar, do t’i kthej shumën e parave. Asnjëra prej tyre vërtetë nuk ka ndodhur, por ama ka qëndruar vetëm një fakt, fakti i blerjes së kësaj prone të Qemalit nga Ferdinand Zeka.

“Sytkiu sillet sot si pronar dhe thotë zonjë unë i kam të gjitha dokumentet. Unë sot do t’i bëja vetëm një pyetje Sytki Bushit, të bëhesh burrë, të vinte të më takonte dhe të më sillte një dokumentet që të vërtetonte blerjen e kësaj prone nga Ferdinand Zeka. Zeka është gjallë, ndodhet në SHBA, i bëj thirrje nëse ndihet pjesë e kësaj problematike, qoftë edhe një telefonatë, s’po i kërkoj asgjë tjetër, një telefonatë të më bëjë dhe të më thotë si është e vërteta. Ia ka shitur për herë të dytë Sytki Bushit, apo njeh vetëm një blerës që është Qemal Bushi? Çudia kush është?Anila me të drejtë thotë se unë kam nisur një proces gjyqësor. Dhe Gjykata e Shkallës së parë e Durrësit, këta njerëz i ka njohur jo pronarë, sepse ka njohur Sytki Bushin. Unë Qemalit i them mos e lër këtë betejë.”

Zonja Eni i bëri me dije Qemalit se Gjykata e Apelit është shansi i tij i fundit. “Ti thua kemi Kuvendin dhe familjen, por këto punë zgjidhen me ligj, jo me kuvend. Drejtohu Gjykatës së Apelit, mos e lër pronën të të ikë meqë e ke blerë.”

Ardit Gjebrea: Qemali nuk ka marrë pjesë në asnjë prej gjyqeve.

Anila: Fare Zoti Ardit, në të gjitha kam marrë pjesë unë, ai ka qenë emigrant.

Ardit Gjebrea: Me Anilën sillesh si shqiptar, me vëllezërit don me u sjell si suedez. Sepse the që në Suedi nuk ka konflikte dhe duan që ta zgjidhin përbrenda familjes.

Vota e publikut tregoi se Anila ka të drejtë në pretendimet e saj ndaj Qemalit. Megjithëse vazhdimisht kundërshtoi t’i jepte dorën dhe ta përqafonte, me insistimin se diçka e tillë do ta bënte vetëm kur t’i jepet zgjidhja të gjithë çështjes, Anila si përfundim u dorëzua pas këmbënguljes së Ardit Gjebreas dhe e puthi bashkëshortin./tvklan.al

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.