Ribashkohet me nënën pas 41 vitesh

1104
0

Një histori e pazakontë ka ndodhur në qytetin Santiago të Kilit. Një fëmijë i cili u rrëmbye pak caste pasi lindi, pas 41 vjetësh është ribashkuar me nënën e tij.

Takimi ka ndodhur në aeroportin e Santiagos, ndërsa është përcjellë me lot gëzimi e ndjenja të përziera nga nënë e bir.

Nelly Reyes ditën e takimit me të birin kishte pritur me orë të tëra në aeroportin Internacional të Santiagos, Arturo Merino Benitez, duke mbajtur një poster të shkruar me dorë ku shkruante: “Duke pritur me dashuri Travisin, e ëma juaj Nelly dhe familja”.

Tolliver kishte lindur në vitin 1973 me një shtatëzani e lindje normale, ndërsa vetëm pas disa çastesh nëna e tij ishte gënjyer duke i thënë se djali kishte nderruar jete, pa ia treguar trupin e tij dhe pa i dhënë kurrfarë certifikatë që e vërtetonte. Fëmija ishte grabitur.