Qendra Sizmologjike Europiane jep njoftimin e rëndësishëm për Shqiptarët

3398
0

Qendra europiane e sizmiologjisë ka dhënë një lajm të mirë për Shqipërinë.

Pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4, EMSC njoftoi në Twitter se shkalla e paslëkundjeve është në rënie.

“Siç mund të shihet shkalla e pasgoditjeve pas tërmetit të Shqipëri po vjen duke u shuar. Megjithëse një pasgoditje e fortë mbetet gjithmonë e mundur, gjatë javëve ose muajve të ardhshëm, aktiviteti do të kthehet në nivelin normal”, thuhet në njoftimin e EMSC.

Ketu nuk flitet për goditje si ai i datës 26 nëntor pasi të tilla nuk do ti quanim pasgoditje, sqaron në komentet poshte statusit të publikuar prej tyre.

Më tej ata shtojnë se: Edhe pse kjo mund të mos jetë ajo që njerëzit duan të degjojnë, ky eshte reflekton njohuritë tona shkencore dhe fshehja e fakteve është pozicionimi më i keq.

Të kritikuar nga disa komentues nga Shqipëria, ata shprehen se : Kjo gjë nuk eshte aspak profesinale thone ata pasi te jetuarit ne nje rajon sizmik aktiv do te thote që termetet jane te mundur te ndodhin dhe strategjia me e mire eshte te jesh i pregatitur. Te mos e harrosh rrezikun.