Skip to content

Evropa në ndihmë të Shqipërisë. Ja sa miliona dollarë do të dhurojnë për Shqipërinë

    Komisioni Evropian është solidarizuar me Shqipërinë, e cila po kalon momente të vështira pas tërmetit të 26 nëntorit.

    Lidhur me këtë situatë, KE ka vendosur të dhurojë 15 milionë euro për Shqipërinë, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura.

    Lajmi është dhënë sot nga shefja e KE, Ursula Von der Leyen, e cila ka deklaruar se dhurimi i kësaj shume është vetëm hapi i parë i ndihmës.

    “Solidaritet për Shqipërinë. Hapi i parë është ndihma 15 milionë euro. Do zhvillojmë një konferencë të përbashkët donatorësh”, tha Ursula Von der Leyen.