Qau sërish para botës dhe iu drodh zëri/ Presidenti i Ukrainës i drejton mesazh popullit të tij

363
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky postoi një video- mesazh të ri për popullin e tij në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Zelensky gjatë fjalimit të tij duke dhënë një vlerësim optimist për luf tën u bëri thirrje ukrainasve që të vazhdojnë rezistencën.

“Ne jemi një popull që brenda një jave i kemi shk atërruar planet e a rmikut. Ata nuk do të kenë paqe këtu. Ata nuk do të kenë këtu asnjë moment të qetë’.

Zelensky nuk komentoi nëse ushtarët rus kanë pushtuar disa qytete përfshirë dhe Kherson por u shpreh:

‘Nëse ata janë diku, janë vetëm përkohësisht. Ne do t’i dëbojmë ata’.

Zyrtarët perëndimorë janë shprehur se besojnë se disa nga trupat e reja ruse nuk duan të luf tojnë dhe po sabotojnë automjetet e tyre.

Kyiv Independent raportoi se alar met për sulm ajror u lëshuan në rajone të shumta, përfshirë Oblastin e Kievit, Lviv, Zhytomyr, Frankivsk, Chernihiv dhe Odessa.