Putin telefonon Erdoganin për luftën në Ukrainë, ja cfare u diskutua

3
0

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan në lidhje me luftën në Ukrainë.

Sipas një njoftimi nga zyra e Erdoganit, “proceset e negociatave për paqen” ishin temat kryesore të diskutimit.

Presidenti turk thuhet se ka “nënvizuar domosdoshmërinë e vendosjes së një armëpushimi dhe paqeje” midis Moskës dhe Kievit “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Të dy politikanët ranë dakord që takimi i ardhshëm i negociatorëve rusë dhe ukrainas do të zhvillohet në Stamboll.

Erdogan është cilësuar nga disa analistë si një ndërmjetës i mundshëm midis Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe z. Putin, pasi ai ka mbajtur telefonata të rregullta me këtë të fundit që nga fillimi i luftës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.