Lulzim Basha nis punën për partinë e re, ja zyrat që ka marrë fare pranë selise se PD-së

138
0

Dorëheqja si kryetar i Partisë Demokratike e la Lulzim Bashën pa një zyrë në selinë blu, pasi zyrën e kryetarit që e mbajti për rreth 9 vite e zbrazi ditën e djeshme.

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se ai ka marrë një tjetër zyrë jashtë selisë së Partisë Demokratike. Zyra e re është pranë qendrës “Torre Drin”, në afërsi të selisë së PD-së, ku Basha do të zhvillojë mbledhjet e ardhshme me të besuarit e tij dhe pritet të krijojë partinë e re.

Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së pas presioneve të shumta nga Grupi Parlamentar dhe Kolegji i Kryetarëve, pas disa humbjeve radhazi në zgjedhje. Në deklaratën e tij, ai tha se po bënte një hap pas për të bashkuar demokratët.