Vjen njoftimi i RËNDËSISHËM për shoferët/ Nëse nuk e paguani brenda 30 ditëve, do të…

1018
0

Personat që nuk paguajnë gjobat e mjeteve te tyre brenda 30 ditëve, do u bllokohet mjeti deri në momentin që do ta shlyejnë atë.

Shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili për ABC shpjegon se kjo nismë është në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.

“Secili person që kapet dhe ndëshkohet me një masë administrative, ai duhet ta likuidojë brenda afateve të caktuara. Dhe kush nuk e likuidon brenda 30 ditëve, nëse ai kapet në qarkullim behët ndalimi administrativ i mjetit dhe çdo person që ka një ose më shumë gjoba, në rast se nuk i likuidon nuk i ofrohet shërbim në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”, tha për Abc shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili.

Që prej fillimit të vitit në të gjithë vendin janë shënuar 414 aksidente rrugore që kanë shkaktuar 44 viktima, 49 persona të plagosur rëndë dhe 462 të plagosur lehtë. Shkaqet kryesore të këtyre ngjarjeve kanë qenë manovrat e gabuara të shoferëve në rrugë, shpejtësia dhe përdorimi i alkoolit.