Publikohet video ja si u vra biznesmeni në Bllok. Autorët u… (video)

404
0

Publikohet për herë të parë video e dy vrasësve të dyshuar që qëlluan për vdekje 64-vjeçarin Memli Begalla, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Sipas videos wkzekutorët, pas krimit që zgjati jo më shumë se 20 sekonda, largohen të qetë, duke mos ngjallur dyshim te fqinjët e pallatit.

Kjo video e siguruar nga ABCNews paraqet veprimet e dy autorëve të dyshuar për vrasjen e Memli Begallës, ndodhur më 14 shkurt në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

E siç duket edhe nga pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, viktima mbërrin në hyrje të tunelit, i cili ndodhet në rrugën “Nikolla Tupe” pikërisht në orën 20 e 39 minuta e 10 sekonda.

Vetëm 20 sekonda me vonë, shfaqen dy vrasësit të veshur me xhupa e kapuça të zinj, të cilët ndjekin viktimën nga pas.

Autorët më pas largohen të qetë pas ekzekutimit të tipit mafioz me një plumb në kokë të Memli Begallës.

Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të dy autoreve që ishin fiksuar nga kamerat e sigurisë, të cilët janë me gjatësi rreth, 1.8 metra.

ABC News ka mësuar se ekzekutorët u larguan nga vendi i ngjarje me një automjet tip Bmë ngjyrë e zezë. Gjithashtu është i filmuar edhe moment i hipjes së autorëve në makine, ndërsa grupi hetimor e ka të pamudnur të identifikojë targat.

Ekzekutimi i Memli Aferim Begalla, sipas policisë dyshohet të jetë kryer për shkak të borxheve të pashlyera që viktima i kishte ndaj personave të tretë.

Borxhet e 64-vjeçarit shkojnë deri në 90 mije euro, pasi kishte krjuar disa kompani fantazëm, ku edhe ishte dënuar nga gjykata. Për ngjarjen e rëndë u ndaluan 10 persona, por pas marrjes në pyetje nga uniformat blu, u lanë të lirë.

/abcnews.al