Pse mbyten njerezit në det, vrojtuesi i plazhit tregon arsyen kryesore

943
0

Luçjano Marku eshte nje vrojtues plazhi në Shengjin, ai ka treguar se paniku është arsyeja kryesore pse mbyten njerëzit në det.

Në emisionin “Opinion” ai u shpreh se në zonën që ai mbulon, pra në bregdetin e Lezhës, njerëzit mbyten edhe për shkak të gropave dhe rrymave.

“Arsyeja kryesore se pse mbyten është paniku. Na ka rënë rasti ndonjëherë që mbyten grup familjarësh dhe vjen një moment që është instinkti i mbijetesës dhe nuk e llogarit fëmija, gruaja, babai dhe vetëm kush mundet me shpëtuar i pari sepse je në momentet e fazës së fundit të jetës së tyre dhe mundohen që të kapen dhe transportohen drejt bregut”, tha Marku.

Më tej ai shtoi se, “Numri i të mbyturve nga viti në vit po reduktohet dhe po zvogëlohet. Shëngjini vjet mbajti rekord pozitiv me zero të mbytur falë punës së çunave me dhjetëra të shpëtuar.

Mbytja ndodh për dy elementë po flas për bregdetin e Lezhës. Një është plazh me gropa dhe ka rrymë. Personat zakonisht notojnë deri tek qafa ku ndihen të sigurt. Një moment hasin në gropë dhe kaq mjafton që t’i kapë paniku. Është e pamundur sepse deti është tërheqës.

Ka ditë që dallgët janë shumë të vogla, ndërsa rryma, imagjinoji janë mbi 30 vetë aty dhe ishte e pamundur me na tërheq me litarë.

Kaq rryma të fortë që kemi në atë zonë. Ama në atë zonë punojnë çunat më guximtarë dhe më me vullnet që e përballojnë atë plazh”.