“I tha pse më sheh”, dëshmitari rrëfen sherrin në Kavajë: Njëri prej viktimave ishte me djalin përdore…

114
0

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kësaj të mërkure Kavajën ku dy shtetas humbën jetën pas një konflikti me armë zjarri dhe thikë.

Viktimat janë Altin Rexha nga Kukësi, i cili ka qëlluar me armë dhe Edmond Gosa nga Kavaja, i cili e ka qëlluar me thikë.

Ndërkohë, në banor i zonës ka rrëfyer për mediat momentin kur dy viktimat nisën të debatonin me njëri-tjetrin.

Ai tha se Altin Rexha kur ndodhi ngjarje ishte me një fëmijë të vogël në dorë. Qytetari tregon se Rexha me Gosën po debatonin dhe më pas dëgjoi krisma.

Ndërkohë, ai shtoi se të dy këta shtetas janë konfliktuar edhe më herët për motive banale.

“Probleme nuk kanë pasur, sherr koti, pse hap sytë. S’kanë arritur ta mbyllin. Ai ishte me fëmijën përdore, ai malësori, janë të ardhur. Ishin duke folur, i pashë, pa ikur unë dëgjoj krisma, ky tjetri me thikë, një u shtri aty një këtej. Kavajasi pati thikë, e vrau me thikë, ai me pistoletë. E kishte me vete se kishin pasur konflikt edhe më herët. Ky kavajasi ishte shumë i fuqishëm, e mbyti”, tregoi ai.