Protesta e studentëve, reagon ashpër ambasadori Soreca: Kërkojmë që të dënohen

1751
0

Ambasadori Luigj Soreca është treguar i ashpër në lidhje me denoncimet që janë bërë nga stutentët të cilët kanë hyrë në ditën e 6-të të protestës. Ai ka kërkuar përpara ministres së drejtësisë të dënohen të gjithë pedagogët, të cilët janë denoncuar nga studentët si të korruptuar. Edhe Ministrja e Drejtësisë Gjonaj u shpreh se këto dy ditë krijohen KLP dhe KLGJ prandaj ka inkuranjuar prokurorë dhe gjyqtarë që të marrin pjesë.

“Po e ndjekim protestën e studentëve me vëmendje. Besojmë se dialogu me qeverinë është i nevojshëm. Nëqoftëse janë denoncuar akte korruptive kërkojmë që të dënohen”– deklaroi ambasadori Soreca.

Deklarata e ambasadorit të BE-së u bë sot paradite në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë, në konferencën e shtypit bashkë me ministren e Drejtësisë, Gjonaj pas një takimi të zgjeruar me dy strukturat antikorrupsion, Komitetin Koordinator dhe Task Forcën Ndërinstitucionale Antikorrupsion.