Pranë emërimit në Kombëtare, De Biazi e pranon: Jam në pritje…

656
0
Xhani De Biazi, përflitet se është në pritje për të marrë drejtimin e Kombëtares Azerbajxhanit, pasi federata e këtij vendi shkarkoi nga detyra Gurban Gurbanov. Ish-tekniku i Kombëtares shqiptare, në një prononcim për RMC, e ka pranuar një lajm të tillë, por duke mos thënë faktin se është Azerbajxhani kjo kombëtare. “Jam në pritje për një kombëtare të huaj” – është shprehur De Biazi. Gjithsesi, vetë mediat sqarojnë se në listën e federatës, gjenden disa emra për të marrë drejtimin e Kombëtares, dhe mes tyre edhe De Biazi.