Sandër Lleshaj shokon Ramën: Jap dorëheqjen që sot!

2001
0

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka besafuar dhe ka ‘shtangur’ opinionin publik, me deklaratën e tij të fundit. Mbrëmjen e kaluar, ministri i emëruar vetëm pak kohë më parë ka deklaruar publikisht se do të jepte dorëheqjen që sot, nëse do ia pranonte kryeministri Edi Rama. Në emisionin e moderatorit Adi Krasta, ministri Lleshaj është shprehur se do ia kishte paraqitur Ramës dorëheqjen e nënshkruar dhe do i thoshte që t’i vërë datën kur të dojë.

“Për dorëheqjen kam një koncept të tillë, po të ma pranonte Kryeministri, do ia kisha paraqitur që sot. Dorëheqje pa datë, nënshkruar që sot, dhe do i thoja, ja ku është dorëheqja, kur të duash veri datën. Mendohet se në nivelet e larta, që në momentin e marrjes së detyrës, dorëzon një dorëheqje pa datë, ai që ka përgjegjësi, se Kryeministri mban një përgjegjësi politike më shumë se unë. Atë ditë që e sheh që roli i një ministri apo drejtesi të lartë nuk është në harmoni me tempin e qeverisjes mund të thotë që …

Kështu që mund të ketë një mijë raste për të dhënë dorëheqjen. Në rradhë të parë, si ushtarak, nga edukimi im nuk e njoh dorëzimin. Por dorëheqja nuk është dorëzim, të dorëheqjes për të krijuar një situatë më të mirë, mund të ketë raste pa fund dhe falë zotit nuk jam i lidhur, në një post që nuk kam aspiruar kurrë, me të cilin nuk kam asnjë meritë personale. Investimi, ka njerëz që thonë, jam shkatërruar kam derdhur gjak, jo unë nuk kam derdhur asgjë nga këto. Unë këtë e kam marrë një mision që të bashkoj një objektiv të kryeministrit me kapacitet që unë ofroj”, ka thënë Lleshaj.