Problemet në të folur/ Shtohen rastet e fëmijëve, flasin mjekët: Një ndër shkaqet kryesore eshte..

274
0

Çdo ditë e më shumë po shtohet numri i fëmijëve që kanë probleme në të folur.

Mjekët logopedistë vërejnë me shqetësim se përveç shkaqeve gjenetike vitet e fundit rastet janë shtuar në mënyrë alarmante për shkak të përdorimit me orë të zgjatura nga fëmijët i pajisjeve elektronike.

“Mjek Logoped (Realisht unë do ta filloja nga faktori gjenetik, ku shumica e fëmijëve me çrregullime të gjuhës dhe të komunikimit ka një histori familjare. Por një nga faktorët që shikohet kohët e fundit që ka një ndikim shumë të madh është përdorimi i paisjeve elektonike. Të cilat kanë sjellë një frenim në të folur, një frenim të imagjinatës dhe kreativitetit gjuhësor të këtyre fëmijëve”, tha mjeku logoped Ardit Bërdufi.

Sipas mjekëve viti i parë i jetës është shumë i rëndësishëm tek fëmijët për zhvillimin e gjuhës dhe komunikimit. Ata këshillojnë prindërit të komunikojnë vazhdimisht me fëmijët e tyre dhe të paraqiten tek specialisti në rastet e vonesave të dukshme në komunikim.

“Viti i parë i jetës është shumë i rëndësishëm, 12 muaj e parë janë thelbësor për zhvillimin e gjuhës dhe të komunikimit. Truri i fëmijës është i pastimukuar dhe pret që të mbushet me informacionet e nevojshme. Në rreth 12 muaj ose 13 muaj e parë fëmija duhet të flasë fjalën e parë, kur kjo vonon ateherë është një paralajmërim dhe prindërit duhet të paraqiten tek një specialit i gjuhës  dhe komunikimit”, tha Bërdufi.

Trajtimi nga mjeku logoped çon në përmirësim të ndjeshëm të fëmijëve të cilët kanë probleme në komunikim, por thelbësor gjithashtu mbetet komunikimi në familje, për të mos lejuar që fëmija të mbyllet brenda pajisjeve elektronike.