Dyshohet se shtyu gruan drejt vetëvrasjes, Xhemal Loka habit me deshmine ne polici: Une doja..

592
0

Xhemal Loka, i arrestuar pasi dyshohet se shtyu gruan e tij Bedrie Lokën, drejt vetëvrasjes është marrë në pyetje sërish nga policia.

Sipas bluve të Durrësit rezulton se kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij të ndjerë. 45-vjeçari gjatë marrjes në pyetje ka mohuar akuzën.

‘Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bulizimit në Tik Tok.’- ka deklaruar ai.

“ Unë jam kthyer pak ditë para ndërrimit të viteve nga Greqia. Ka qenë insistimi i Bedries që të vija dhe të kaloja festat në familje. Kemi pasur disa debate pasi kam ardhur, debate që çdo çift i ka. Bedria e vuante shume denigrimin e figurës së saj qu iu bë dhe vazhdonte ti bëhej në TikTok dhe për kete kemi debatuar edhe më herët. Unë nuk jam bërë shkak që ajo ti jape fund jetës, nuk di të them më shumë se aq”.

Ndërsa lidhur me dëshmitë e fëmijëve të cilët kanë deklaruar se babai i tyre i bënte shantazh të vazhdueshëm nënës së tyre si dhe bisedat e kapura në celularë ku nuk mungojnë kërcënimet, ai ka preferuar të heshtë. Nuk ka dhënë asnjë përgjigje, bëjnë të ditur në policinë e Durrësit.

Policia ka sekuestruar telefonin i tij celular që e kishte fshehur te motra e tij. Hetuesit kanë në duar veç telefonit të tij edhe atë të bashkëshortes tashmë të vdekur.

Xhemal Loka u arrestua një ditë më parë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.