‘Prindërit nuk vdesin kurrë Babo’, Gentian Zenelaj prek me fjalët pas humbjes së të atit. “Nuk mund të jetë një lamtumirë..”

401
0

Aktori i njohur i humorit Gentian Zenelaj mbrëmjen e djeshme ka humbur babanë Rexhep Zenelaj, për shkak të koronavirusit.

Aktori pak minuta më parë ka bërë një reagim prekës në rrjetet sociale. Duke e thërritur ”Babo” me përkëdheli, Zenelaj shkruan se prindërit nuk vdesin kurrë dhe kjo ndarje e tij me të atin nuk mund të jetë kurrsesi një lamtumirë.

“Prindërit nuk vdesin kurrë o Babo..Ata rrojnë brenda qelizave tona.Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë..Kemi jetuar dhe shijuar cdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë çfarë unë jam sot.Kanë kujtime tē mrekullueshme edhe Danieli dhe Aria me ty ..me gjyshin e butë e shokun e lojrave ..E pra kjo nuk eshte lamtumirë o Babo..Ke qene dhe do jesh shoku im më i mirë.Keshilluesi më i duruar..Te dua shumë Babo,” shkruan ai në postimin e tij.