Skip to content

Ministria e Brendshme bën NJOFTIMIN e rëndësishëm: Data e fundit e aplikimeve për dokumente biometrike..

    Ministria e Brendshme ka njoftuar të gjithë ata që duan të aplikojnë për dokumente biometrike.

    Sipas njoftimit zyrtar, shërbimi do të vijojë të jetë i hapur deri më datën 30 dhjetor.

    Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, dita kur do të rifillojë shërbimi i aplikimeve do të jetë e marta, 5 janar 2021.

    Njoftimi i plotë:

    Zyrat e aplikimeve për dokumente biometrike të hapura deri në 30 dhjetor

    Ministria e Brendshme informon qytetarët se zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ditën e enjte, datë 31 dhjetor 2020, nuk do të ofrojnë shërbim. Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin.

    Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020.

    Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, dita kur do të rifillojë shërbimi i aplikimeve do të jetë e marta, 5 janar 2021.

    Ky njoftim është i vlefshëm si për shtetasit brenda territorit të vendit, ashtu dhe për ata që kanë aplikuar apo duan të aplikojnë në ambasada.