Prindër apo gjyshër që ndjekin fëmijën me ushqim apo bananane në dorë.. Lira Gjika ka nje keshille per shqiptaret: Shumë prindërve nuk u intereson asgjë tjetër, mjafton që fëmija të haje, por..

20641
0

Ecën në rrugë dhe sheh prindër apo gjyshër që ndjekin fëmijën me ushqim apo bananane në dorë. Mjafton që fëmija të hajë, po se ku e ha dhe se si e ha, pak rëndësi ka. Shumë prindër as që u shkon në mend se çfar rroli luan ushqyerja në psihën e fëmijës. Nuk u intereson asgjë tjetër, mjafton që fëmija të hajë atë gjë, të cilën ata, të rriturit e kanë në mëndje.

As që përpiqen të mësojnë se si zhvillohet psiha e fëmijës, mëndja e tij, si fillon ti mësojë fëmija gjërat? Mëndja e njeriut i ka fillesat tek ushqyerja, prandaj prindër e të rritur të tjerë, mos e shikoni fëmijën 0-5 vjeç si një shishe për tu mbushur me ushqim. Mendimi e fillon rrugën pikërisht me ushqyerjen, me gjetjen dhe shijimin e tij.

Duke filluar nga thithja e gjirit më pas, perdorimi i mjeteve per tu ushqyer. Fillimi i ushqimeve të forta si buka, copzat e mishit dhe perimeve dhe frutave, të gjitha sëbashku ngacmojnë psikën e fëmijës, memorjen dhe fantazinë e tij për ti njohur, shijuar dhe pranuar të gjitha këto gjëra të reja.

Ky process kaq i thjeshtë është i lidhur direkt me fjalën. Nëna i emërton emrat e ushqimeve, që po konsumon dhe fëmija mëson duke shijuar. Fëmija gjithashtu mëson që goja shërben për tu ushqyer, por edhe për të folur, prandaj kujdes prindër, gjyshër dhe edukatorë. Procesi i të ngrënës kërkon kohën e vet dhe të rriturit duhet tja japin këtë “kohë” fëmijës. Por duke e ushqyer fëmijën me forcë apo ku të munden, ata, të rriturit vetëm dëmtojnë, jo vetëm të ngrënën si process por edhe të mësuarin.

Procesi i të ngrënës kthehet në vuajtje dhe gati luftë ndërmjet fëmijës dhe të rriturit. E ngrëna duhet të zhvillohet në një vend të caktuar, psh karrigiatavolinë për fëmijë, dhe në orë të caktuara. Mirë do të ishte që në orët e ushqimit, pranë fëmijës të ishte dhe i rrituri për ti mësuar etikën e të ngrënit. Fëmija mund të merret në tavolinë rreth moshës gjashtë muaj. Nëna mund ti japë pak ushqim nga pjata e saj dhe kështu fillimi i ushquimeve të reja bëhet më i thjeshtë.

Prindër, ju vetë nuk respektoni regullat e ushqyerjes, madje i prishni me indiferencën më të madhe dhe pretendoni prej fëmijëve, që të jenë ngrënës të mirë. Edhe një gjë prindër, mos u fiksoni vetëm te e ngrëna, ky fiksim pengon punën e mundimshme të fëmijës për t’u rritur, për të mësuar si t’i bëjë e realizojë edhe ai vetë gjërat.

Fëmija bën përpjekje gjigande për të mësuar, ndërsa ju me padurim dhe indiferencë as që i vini re, sepse jeni fokusuar vetë te e ngrëna dhe vetëm ankoheni se fëmija juaj nuk ha dhe nuk dalloni e vlerësoni asnjë arritje tjetër të ti. Mendoni vetëm “a hëngri” dhe kaq, ndërkohë, që fëmija ka kaq shumë nevojë për fjalën, konfirmimin dhe mbështetjen tuaj, që të mund të mësojë e të rritet edhe ai. Lira Gjika