“Janë yje”, pasi vizitoi 130 vende të botës Blendi Fevziu tregon cili shtet ka femrat më të bukura ne bote

2644
0

Pasi ka vizituar 130 vende të botës, gazetari shqiptar, Blendi Fevziu, ka treguar se vajzat më të bukura mbeten ato europianet.

Teksa u pyet se cili shtet ka vajzat më të bukura, Fevziu u shpreh se europianët janë shumë të bukura, ku sipas gazetarit Europa e Veriut, Suedia, Danimarka i yje, ndërsa zona veriore e Amerikës Jugore, Kolumbia, Venezuela dhe një pjesë e vajzave të Karaibeve janë interesante.

“Kam përshtypjen, nuk e di se nuk mund t’i ndash kështu, por europianet janë shumë të bukura. Europa e veriut, Suedia, Danimarka, i ka yje. Pastaj ka shumë të bukura në zonën veriore të Amerikës Jugore, Kolumbia, Venezuela që janë realisht, një pjesë e femrave të Karaibeve që janë interesante. Natyrisht, femra të bukura gjen në vendet e mëdha që i kanë të gjitha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Fevziu.

Katerina Trungu: Po Shqipëria është vend i vogël, ikën nga lista.

Blendi Fevziu: Shqipëria padyshim që ka. Nuk flet dot për raca. Raca, është ky kombinimi shumë interesant, Kuba ka femra të bukura shumë, gjithë pjesa e Kubës, por lidhet edhe me atmosferën e përgjithshme të tyre.