Kursi i kembimint, ja cfare ndodhi sot me monedhat e huaja

106
0

Monedha europiane shfaqet sërish e qëndrueshme këtë të mërkurë pasi në raport me fillimin e javës vijon edhe sot të blihet me 119 lekë dhe të shitet me 119.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik gjithashtu nuk ka pësuar lëvizje të rëndësishme të kuotës mëngjesin e sotëm pasi vijon të blihet me 137.4 lekë dhe të shitet me 138.6 lekë sikurse edhe një ditë më parë.

Dollari amerikan ndërkaq ka regjistruar një rritje të vlerës teksa ka rikuperuar pikë pas humbjes së fillimit të kësaj jave teksa është blerë sot me 113.2 lekë dhe është shitur m 114.2 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Franga zvicerane ka shënuar një rritje të vlerës mëngjesin   kësaj të mërkure teksa blihet sot me 117.6 lekë dhe shitet me 119 lekë në raport me dje.