Kompania Xiaomi, ka fituar tashmë rreth 10% të tregut europian të celularëve. Falë çmimeve të ulta, por edhe teknologjisë gjithmonë më shumë të avancuar.

Marka Xiaomi e tregoi edhe në prezantimin e modelit tij të fundit në Madrid, ku prezantoi Mi Note 10. Modelit i ri është me 5 kamera, ku kryesorja arrin kualitet 108 megapixel, duke mundësuar foto cilësore edhe nëse printohen me përmasa 4×2 metra.

Katër kamerat e tjera i shtohen atij kryesorit për 148 megapixel që e shndërrojnë Mi Note 10 në një aparat gati profesional, të cilit i shtohen videot në formatin 4k, ekrani 6.47 inç dhe një bateri 5230 mAh që mundëson një karikim të baterisë në30 minuta.

Çmimi eshte një tjetër pikë e fortë, 600 euro që me performancën e Xiaomi Mi Note 10 duket i justifikuar.