Presidenti Meta habit me deklaraten: Sa ka bërë gruaja ime për Lulzim Bashën, s’ka bërë gruaja e tij

58
0

Presidenti Ilir Meta ka vijuar akuzat ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha, teksa theksoi kontributin e LSI në mbështetje të kryedemokratit.

Presidenti thotë gjatë një interviste televizive se Basha është personi i dytë pas Berishës që e ka mbështetur më shumë Bashën, ndërsa bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI dogji 19 mandate deputetësh për të qenë në një linjë me PD.

“S’kam asgjë personale. Pas doktorit, për atë s’ka bërë njëri sa unë. Dhe sa ka bërë gruaja ime për të, s’ka bërë gruaja e tij. Kam frikë që ajo edhe votën s’ja ka dhënë. Gruaja ime i dha besën, dogji edhe 19 mandate që s’i kishte marrë ajo”, tha Meta.

Sipas Metës, është e patolerueshme që vendi të shkojë në krizë besimi për shkak të sjelljeve të Bashës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.